Edhe Gjeorgjia do të aplikojë për anëtarësim në BE

Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik do të aplikojë për anëtarësim në BE. Vendimi vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian mbështeti ofertën e Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE.

Kryetari i ”Ëndrrës Gjeorgjiane”, Irakli Kobakhidze u tha gazetarëve se po i bënte thirrje BE-së ”të shqyrtojë kërkesën tonë në mënyrë urgjente dhe të marrë vendimin për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE”.

Gjeorgjia ka parë demonstrata të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?