Edhe pse më pak fluturime, 2020 regjistroi më shumë viktima nga aksidentet ajrore

Akoma më shumë njerëz kanë humbur jetën në aksidente ajrore në 2020, pavarësisht se numri i fluturimeve është reduktuar për shkak të pandemisë globale.

Një grup konsulence To70, ka raportuar se 299 persona humbën jetën në aksidente ajrore në të gjithë botën vitin e shkuar, një rritje kjo nga 257 viktimat e shënuara në 2019.

E gjithë kjo pavarësisht reduktimit të numrit të fluturimeve. Sajti gjurmues Flightradar 24, raportoi se fluturimet komerciale kishin rënë me 42 për qind vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit të To70, shifra e viktimave përfshin të gjitha vdekjet nga aksidentet e mëdha ajrore, përfshirë aktet e ndërhyrjeve të paligjshme, si rrëzimi i avionëve. Shifrat për 2020 përfshijnë edhe rrëzimin e avionit ukrainas nga forcat iraniane, janarin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Irani planifikon ti japë 150 mijë dollarë familjeve të secilit prej 176 personave që humbën jetën në aksident. Po ashtu në maj, 98 persona humbën jetën kur një avion pakistanez u rrëzua në qytetin e Karachit.

Numri i aksidenteve sidoqoftë ka rënë në 40 nga 86 që ishte një vit më parë. Vetëm pesë nga këto 40 aksidente ajrore kanë rezultuar fatalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?