Efektet e koronavirusit, ekonomia e tretë më e madhe në botë bie në recesion

Ekonomia e Japonisë ka hyrë në recesion nga pandemia e koronavirusit. Ekonomia e tretë më e madhe në botë u tkurr me 0.9 për qind në periudhën janar-mars në krahasim me tremujorin paraardhës, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara të hënën.

Ky është tremujori i dytë i rënies, që do të thotë që Japonia tani ka hyrë në recesion. Ekonomia e Japonisë ishte duke luftuar që para shpërthimit, pasi aktiviteti ekonomik u tkurr edhe në fund të vitit të kaluar pasi qeveria vendosi një rritje të taksës së shitjeve, gjithashtu vendi u përfshi edhe nga një stuhi e fuqishme vjeshtën e kaluar.

Tom Learmouth, ekonomist japonez për Capital Ekonomi, tha në një shënim hulumtimi se “shumë më keq” do të vijë tremujori i dytë, duke parashikuar një rënie prej 12 për qind nga tremujori në tremujor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?