Efekti domino: Kush e ka radhën pas Britanisë?
Euroskeptikët sot e kanë një ditë feste, pas vendimit të britanikëve për të dalë jashtë Bashkimit europian. Ata tashmë planifikojnë të tjera referendum. E para është Marine Le Pen. Liderja e Frontit Nacional në Francë, shprehet se: “Fitore e lirisë!”.
Ashtu siç kërkoj prej vitesh, tani duhet të bëjmë edhe ne në Francë dhe vendet e tjera të BE-së një referendum”. “Rroftë kurajoja e qytetarëve të lirë! Zemra, koka dhe kurajoja mundin gënjeshtrat dhe kërcënimet. Falemindet Britani, tani është radha jonë#Brexit”, shkruan në Twitter lideri i Legës në Itali, Matteo Salvini. “Hurrah për britanikët, tani është radha jonë. Është koha për një referendum holandez” shkruan lideri i euroskeptikëve Geert Wilders.
“Nëse bëhem kryeministër do të ketë referendum edhe në Holandë për të braktisur Uionin europian, ta lëmë të vendosë vetë populli”, vijon ai. Ndërkohë, edhe Republika Çeke ka paralajmëruar se do të mbajë një referendum. Pritet të shihet edhe situata në Austri, ku janë shtuar ndjeshëm euroskeptikët. Ndërkohë, mediat e huaja përmendin faktin se pas largimit të Britanisë dhe referendumeve që mund të zhvillohen në vendet e tjera, aktualisht janë disa vende që po negociojnë për t’iu Bashkuar BE-së. Ato janë Truqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Maqedonia.
Por, pas zhvillimeve të fundit, sipas mediave të huaja, këto vende mund ta rishikojnë pozicionin e tyre dhe të tërhiqen nga ideja për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Për momentin, të paktën në Shqipëri, një gjë e tillë zor se do të ndodhë.
KOHA JONË SONDAZH

