Egjipti mban peng anijen ”Ever Given”, kërkon shpërblim
Është kthyer në një ”betejë” anjia ”Enver Given”. Autoritetet egjiptjane po mbajnë peng anijen, pasi pronari i saj nuk ka dhënë shpërblim për bllokimin e Kanalit të Suezit. Gjenerali Osama Rabie thotë se anija nuk do të lejohet që të largohet nga Egjipti, nëse pronari i saj nuk do të paguaj një shpërblim.
“Anija tani është konfiskuar zyrtarisht. Ata nuk duan të paguajnë asgjë”, tha ai. Sipas mediave egjiptjane shuma që Egjipti po kërkon nga pronari i Ever Given është 900 milion dollarë.
Më 23 Mars, ”Ever Given” po udhëtonte nga Malajzia për në Hollandë përmes Kanalit të Suezit kur u bllokua për shkak të një stuhie rëre. Kanali i Suezit është rruga më e shkurtër midis Evropës dhe Azisë, që lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe aty kalon rreth 12% e tregtisë botërore. Zhbllokimi i kanalit të Suezit u bë i mundur vetëm në 29 mars.