Ekonomia kanadeze në rimëkëmbje – Ekonomistët besojnë se ka nisur cikli rritës
Rimëkëmbja e ekonomisë kanadeze është një proces që tashmë ka nisur, janë të bindur ekonomistët. Të njëjtët ekonomistë mendojnë se një shkurtim i normave të interesit nga ana e bankës qendrore nuk është i nevojshëm gjatë këtij viti, duke parashikuar një politikë monetare të pandryshuar gjatë 2020-ës.
Rreth 70% e ekonomistëve të pyetur nga Reuters presin që banka qendrore në vend ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në 1.75%.
Optimizmi mes ekonomistëve merr kryesisht shtysë nga marrëveshja tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës gjatë kësaj jave, pas 18 muajsh me radhë luftë të ashpër tregtare, por edhe nga tregu i punës.
Të dhënat tregojnë se gjatë Dhjetorit numri i vendeve të reja të punës u rrit mbi pritshmëritë. Pavarësisht optimizmit, ekonomistët shprehen se nuk ka vend për eufori, pasi rritja nuk do të jetë mjaft e fortë./ scan