Ekonomistët: Zoti e ndihmoftë Turqinë
Në Bankën Qendrore të Turqisë, e cila qëndron jashtë, mënjanë duke vëzhguar krizën e monedhës dhe një inflacion dy shifror, një agjent ekonomie po kërkon ndihmë nga një fuqi më e lartë. “Zoti e ndihmoftë Turqinë,” tha agjencia ekonomike e Stambollit, Alnus Yatirim, në shenjë njoftimi të saj në mëngjes për klientët të hënën. “Ne po ballafaqohemi me një bankë qendrore që vetëm shikon tregun kur ajo duhet të udhëheqë dhe drejtojë atë.” Komentet vijnë pasi Turqia konkurron me Argjentinën, Angolën dhe Venezuelën për monedhën më të keqe në botë këtë vit. Lira turke ka rënë më shumë se 17 përqind kundrejt dollarit në vitin 2018, më së shumti jashtë atyre tre vendeve. Humbjet e tilla do të vazhdojnë nëse nuk ka ndërhyrje, ka publikuar Alnus. Bazuar në ritmin e dobësimit të lirës në javët e fundit, monedha mund të bjerë në 4.58 dollarë në fund të kësaj jave dhe 4.75 dollarë për javën e ardhshme, tha agjenti. Lira ra 2,3 përqind aq sa për të prekur një rekord të ulët prej 4.5946 dollarë në 4 të mëngjesit në Stamboll të hënën. Tregu po teston nëse ndërhyrjet verbale të bankës qendrore janë një bllof apo jo, ka deklaruar agjencia Alnus. Pa veprime politike, dëmi është si një spirale, duke cituar 222 miliardë dollarë borxhi neto të mbajtur nga kompanitë jofinanciare turke në monedha të huaja. Çdo zhvlerësim prej 1 cent në valutë shton rreth 5 miliard lira në koston e huamarrjeve të huaja të Turqisë, bën të ditur agjencia ekonomike Alnus.
Bloomberg.com
KOHA JONË SONDAZH

