Eksod masiv në Santorini, sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq

Greqia ndodhet nën panikun e tërmeteve, teksa lëkundjet sizmike në ishullin e Santorinit dhe zonën përreth janë të pandërprera dhe me intensitet të frikshëm.
Të paktën 11000 njerëz janë larguar nga ishulli i Santorinit. 7000 qytetarë dhe 1200 automjete private që u nisën me anije, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos argumentoi se janë në një udhëkryq kritik.
”Gradualisht, magnitudat nga e shtuna pasdite deri më sot, nga 3.6 të shkallës Rihter arritën në 5 të shkallës Rihter. Është vërtetuar plotësisht se jemi në një sekuencë parasizmike. Ne kemi parë një tendencë në rritje të magnitudës dhe numrit të tërmeteve, ndërsa sekuenca sizmike vazhdon saktësisht me të njëjtat karakteristika”, tha Papadopoulos.
Frika e specialistëve dhe autoritetëve mbetet se mund të ketë një vullkan shkatërrues pas këtyre lëkundjeve papushim.