Ekspertët kinezë në Itali: Masat e marra janë të pamjaftueshme

Në Itali kanë ardhur nga Kina mjekë, të cilët po ndihmojnë në përballimin e situatës nga Covid-19. Masat e marra në Lombardinë e goditur rëndë nga koronavirusi nuk janë “strikte mjaftueshëm”. Të paktën kështu janë shprehur ekspertët mjekësorë kinezë të cilët po e ndihmojnë rajonin italian që të përballojë krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Nënkryetari i Kryqit të Kuq Kinez, Sun Shuopeng, u shpreh të enjten gjatë një konferencë për shtyp në Milano të Italisë se situata mes dy shteteve është e ngjashme. “Situata aktuale në Lombardi është e ngjashme me atë që ne po kalonim në Wuhan dy muaj më parë. Në qytetin e Wuhan-it pas një muaji nga miratimi i politikës së bllokimit, ne shohim një trend në rënie nga piku i sëmundjes”.

Nga ana tjetër, Sun Shuopeng shtoi se në Milano, zona e goditur më rëndë nga Covid-19, masat e izolimit nuk janë edhe aq strikte. “Transporti publik vazhdon të jetë duke punuar dhe njerëzit vazhdojnë të lëvizin nëpër rrugë, ata vazhdojnë të hanë darka e të bëjnë festa në hotele ku nuk mbahen vënë as maska. Duhet që të gjithë qytetarët të jenë të përfshirë në luftën kundër Covid-19 dhe të ndjekin rregullat e vendosura”.

SHKARKO APP