Ekspertët thonë se pandemia ende nuk ka arritur kulmin e saj në Itali
Ndërkohë që Italia shënoi dje rekordin tragjik të 627 viktima brenda 24 orëve, ekspertët thonë se pandemia ende nuk ka arritur kulmin e saj. Sipas tyre do të duhen të paktën dhe 2 javë të tjera që do shënojnë rritje si në numrin e të infektuarve dhe në ato të viktimave.
Italia është vendi më i prekur nga pandemia e COVID-19, numri i viktimave ka kapërcyer 4 mijë persona e të infektuarit janë mbi 47 mijë.
Mosha mesatare e viktimave- Mosha mesatare e viktimave deri më tani është 78.5% dhe pse mes tyre ka dhe persona në moshë shumë më të re.
Sipas të dhënave zyrtare të cilat kanë analizuar një kampion prej 3200 viktima, 35 prej tyre, baraz me 11% janë nën 50 vjeç.
9 prej tye janë nën moshën 40 vjeç, prej 31.39 vjeç, 8 janë të seksit mashkull e 1 femër.
7 prej viktimave nën moshën 39 vjeç vuanin nga patologji të tjera si sëmundje zemre, veshke, diabet e obezitet.