Eksperti i krimit: Në vrasjen e Caroline ka pasur bashkëpunëtorë

Piloti grek që pranoi vrasjen e gruas së tij mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. Autoritetet që po hetojnë krimin shokues thanë sot se “çështja nuk është ende e mbyllur” megjithë pranimin e fajit nga 33-vjeçari, i cili u paraqit sot për herë të parë në gjyq mes thirrjeve të publikut “Kalbu në burg!”

Zëdhënësi i policisë greke, Skrekas konfirmoi se hetuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë se bashkëpunëtorë të kenë ndihmuar ose nxitur, krimin makabër kundër 20-vjeçares Caroline Crouch.

Në pamjet e reja të publikuara Anagnostopoulos shihet në divan duke tundur bijën 11-muajshe Lydia, teksa me nervozizëm i shkruan mesazhe gruas së tij, që besohet se ishte fshehur prej në papafingon e shtëpisë. Pasi pranoi krimin e tmerrshëm, Anagnostopoulos kishte thene në polici ”Ajo më qëlloi me grushte, më humbi gjykimi prandaj e mbyta dhe më pas inskenova grabitjen”.

SHKARKO APP