Eksperti: Mutacioni afrikan mund të zhvlerësojë të gjithë vaksinat
Një shkencëtar në zë i Universitetit të Oksfordit, Sir John Bell pohoi se ka ende shumë paqartësi rreth efikasitetit të vaksinave anti-covid mbi variantin afrikano-jugor të virusit. ”Nevojiten kërkime të mëtejshme, pasi ende nuk dihet me saktësi nëse vaksinat do të funksionojnë mbi këtë të variant të ri. Them se këtu përballimi me një pikëpyetje të madhe”,-tha Bell.
Një lloj efekti vaksinat edhe mund ta kenë sipas ekspertit, por ai për çdo rast nuk do të jetë i plotë. Kërkuesit afrikano-jugorë njoftuan më herët se në testet laboratike kanë zbuluar ndryshime të strukturës së virusit, dhe një rezistentë të shtuar ndaj antitrupave që krijohen prej Covid 19.
Në Afrikë varianti i ri nuk ka luajtur të paktën këto kohë ndonjë rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes. Sipas studiuesve, sjellja e njerëzve është arsyeja kryesore e një hovi të ri të rasteve me Covid-19, pasi miliona afrikano-jugorë kanë udhëtuar javët e fundit në mbarë vendin për të takuar të afërmit e tyre, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë vazhduar të mblidhen si zakonisht nëpër bare, restorante e plazhe gjatë periudhës festive që atje përkon me pushimet kryesore të verës.