Eksportuesja më e madhe e testeve për Covid-19, bota i drejtohet Koresë së Jugut

Koreja e Jugut rezulton të jetë eksportuesja më e madhe e testeve të Covid-19 gjatë pandemisë, duke eksportuar në të paktën 106 shtete pajisjet e domosdoshme mjekësore.

Pas rritjes eksponenciale të kërkesës, eksportet e pajisjeve të testimit të koronavirusit nga Koreja e Jugut në 20 ditët e para të prillit arritën në 131,9 milionë dollarë, njoftoi sot agjencia e lajmeve Yonhap në Korenë e Jugut.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Doganor Korean, eksportet e testeve gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar arritën në 7,25 milionë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat tregojnë se Brazili, vendi që ka më shumë raste të konfirmuara me COVID-19 në Amerikën e Jugut, ka qenë importuesi më i madh, duke blerë teste me vlerë prej 19,2 milionë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas Brazilit vjen SHBA-ja, vendi më i goditur nga pandemia, me importe në vlerë prej 15,5 milionë dollarë dhe Italia me 14,8 milionë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?