Ekspozita e shndërruar në spital – Britania hap dyert e objektit mjekësor me 4000 shtretër për pacientët me COVID-19

I pari nga spitalet e reja të qeverisë britanike, Nightingale është hapur zyrtarisht sot në mëngjës në Londër. Objekti më i madh spitalor në Mbretërinë e Bashkuar do të hap dyert e tij për të marrë pacientët me koronavirus që kanë nevojë për trajtim të kujdesit intensiv.

Qendra e ekspozitës ExCeL e Londrës Lindore është shndërruar në spitalin e përkohshëm, me hapësirë për 4,000 shtretër. Në nëntë ditë, sallat e ekspozitës 87,328 metra katrorë janë pajisur me kornizën për më shumë se 80 reparte, secila me 42 shtretër.

Princi i Uellsit, i cili së fundmi përfundoi vetë-izolimin pas testimit pozitiv për koronavirus, do të hapë objektin e ri mjekësor në mënyrë virtuale – përmes lidhjes video. Ruth May, oficeri kryesor i infermierisë për Anglinë, do të jetë pritësi i këtij aktiviteti, së bashku me Sekretarin e Shëndetit Matt Hancock dhe profesorin Charles Knight, shefin ekzekutiv të NHS Nightingale. (BBC)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?