Ekstradohet nga Bullgaria në Francë një person që kishte lidhje me vëllezërit Kouachi

Një francez që dyshohet të jetë i lidhur me terroristët e masakrës në Paris është ekstraduar nga Bullgaria për në Francë. Fritz Joly Joachin është arrestuar, ndërsa po mundohej të kalonte kufirin për në Turqi, kanë thënë autoritetet franceze, raporton BBC.

Ai ka pranuar se ka pasur lidhje me sulmuesit e revistës "Charlie Hebdo", por ka mohuar të ketë qenë në dijeni me planet e tyre. Joachin akuzohet se ka qenë i lidhur me grupe terroritste që kanë dërguar njerës në Siri.

Policia franceze ka thënë se ai kishte lidhje me vëllezërit Said Kouachi dhe Cherif Kouachi, autorët e sulmeve terroriste në Paris, më 7 janar të këtij viti, ku mbetën të vrarë 11 persona.

SHKARKO APP