Ekzekutimi i parë në 60 vite i një gruaje në SHBA, avokatët: E padrejtë, është e sëmurë mendore

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur datat për dy ekzekutime me vdekje, duke e çuar në 9 numrin total të tyre për këtë vit; që kur administrata Trump i ka rikthyer. Në 8 dhjetor do të jetë radha e Lisa Montgomery, gruaja e parë që ekzekutohet me vdekje pas më shumë se 60 vitesh. Ajo u dënua në vitin 2004 pasi mbyti për vdekje një grua shtatzënë.

Ekzekutimi i Montgomery do të kryhet në Indiana, dhe dy ditë më pas do të jetë radha e Brendon Bernard, 40 vjec, i cili në vitin 1999 vrau në Teksas dy të rinj fetarë. Por krimi i Lizës është më i ashpër sipas gjykatësit: ajo mbyti një 24 vjeçare shtatzënë dhe i hapi barkun duke i marrë fëmijën tetë muajsh, që aktualisht është 16 vjeç.

Avokatët e të dënuarës e cilësuan vendimin për ekzekutim si një padrejtësi, pasi gruaja ka vuajtur gjithnjë nga shqetësime të rënda mendore. Ajo ka pasur një fëmijëri dhe një adoleshencë të mbushur me dhunë dhe abuzime.

Fillimisht ka qenë viktimë e partnerit të nënës së saj, dhe më pas u keqtrajtua nga dy bashkëshortët që pati. Një situatë e rënduar psikike që u përkeqësua dhe nga abuzimi me alkoolin. Një ekzistencë fatkeqe që do të përfundojë me një injeksion vdekjeprurës në vena.

SHKARKO APP