El Chapo kopjon ISIS, karteli famëkeq kryen vrasje me dron

Banda e El Chapo-s po frymëzohet nga ISIS. Vetëm një muaj më parë në qytetin Tepalcatepec u zbuluan disa dron të mbushur me eksploziv C4 dhe me zara. Armatimet u gjetën në një makinë të kartelit “Jalisco New Generation” që drejtohet nga “El Mencho” (Oseguera Cervantes).

Ky i fundit është një ish-aleat i El Chapo-s, që vepron në 35 shtete meksikane, përfshirë edhe Puerto Ricon por pikërisht këto armatime të reja kanë zbuluar se karteli i El Chapo-s me bazë në Sinaloa, po përdor taktikat e ISIS, për të kryer vrasje dhe shpërthimet me dron.

“Dronët në formë armatimi janë shumë të thjeshtë për t’u krijuar, kërkohet shumë më pak ekspertizë nga sa besohet. Ndërsa municioni për dronin, për kartelat është e thjeshtë të gjendet. Këto armatime të reja mund të përdoren për sulme preçizioni siç janë atentatet e mirë-përcaktuara. Municioni lëshohet nga droni, siç ka bërë ISIS në Irak e Siri disa vite më parë. Kjo do i jepte kartelave të drogës një kapacitet minimal bombardimi”.

SHKARKO APP