Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030

Inteligjenca artificiale mund të bëhet më e zgjuar se çdo njeri i vetëm deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas miliarderit të teknologjisë Elon Musk. CEO i Tesla dhe SpaceX bëri parashikimin menjëherë pasi kompania e tij e Inteligjencës Artificiale, xAI, lançoi zyrtarisht modelin e saj të parë të gjenerimit të imazheve, Aurora, në fillim të këtij muaji.

Aurora, një version i përditësuar i modelit të parë të gjenerimit të imazheve që xAI prezantoi në tetor, i lejon përdoruesit të krijojnë pamje vizuale fotorealiste.

Krahasuar me modelet e tjera të AI, Aurora ka më pak kufizime dhe mund të gjenerojë me saktësi imazhe pothuajse në çdo kërkesë, duke përfshirë përshkrimet e personaliteteve të famshme dhe personazheve me të drejtë autori.

“Është gjithnjë e më shumë e mundshme që AI do të zëvendësojë inteligjencën e çdo njeriu të vetëm deri në fund të vitit 2025 dhe ndoshta të gjithë njerëzve deri në 2027/2028”, shkroi Musk të hënën, në një postim në platformën e tij të mediave sociale X.

Sipas tij, probabiliteti që AI do të tejkalojë inteligjencën e të gjithë njerëzve të kombinuar deri në vitin 2030 “është ~ 100%.

Në fillim të këtij viti, xAI i Musk lançoi Colossus, i përshkruar si sistemi më i fuqishëm i trajnimit të AI në botë, duke vendosur një pikë referimi në fushën e AI që po avancon me shpejtësi.

SHKARKO APP