Elon Musk jep dorëheqjen, zbulohet çfarë tha Donald Trump

Sipas medias ”Politico”, Trump u ka thënë njerëzve në rrethin e tij të ngushtë se Elon Musk së shpejti do të japë dorëheqjen nga posti i tij në qeverinë amerikane.

Sipas raportit, Musk do të japë dorëheqjen në javët e ardhshme si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i cili u formua me qëllim të shkurtimit drastik të shpenzimeve qeveritare.

Trump mbetet i kënaqur me iniciativën e Musk dhe Doge, por ata kanë vendosur bashkërisht ditët e fundit se së shpejti do të vijë koha që Musk të kthehet në bizneset e tij dhe të marrë një rol mbështetës, sipas tre personave të afërt me Trump, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tesla po përjeton një “ulje” në shitje kohët e fundit dhe Musk kërkon të gjejë mënyra për ta ringjallur atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?