Elon Musk: Shërbimi i internetit satelitor në Ukrainë do të vazhdojë edhe nëse nuk financohet nga SHBA

Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Elon Musk ka deklaruar shërbimi i internetit satelitor i Starlink, i cili ofron shërbime të rëndësishme të telekomunikacionit në Ukrainë, nuk do të mbyllet pavarësisht nëse kompania merr fonde nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së, sipas CNN.

Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri i Ukrainës, falenderoi SpaceX dhe Starlink, duke e quajtur Musk “një nga donatorët më të mëdhenj privatë në botë që mbështesin Ukrainën”.

CNN raportoi për herë të parë në fillim të këtij muaji se SpaceX i kishte kërkuar Pentagonit të paguante dhjetëra miliona dollarë në muaj për të financuar Starlink në Ukrainë dhe për të hequr barrën nga SpaceX.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjigje të këtij raportimi, Musk me sa duket ndryshoi kursin, duke njoftuar befas në Twitter se SpaceX do të vazhdonte financimin e shërbimit të internetit falas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SpaceX pretendon se ofrimi i shërbimeve Starlink në Ukrainë i ka kushtuar deri më tani 80 milionë dollarë dhe se deri në fund të vitit kostot do të kalojnë 100 milionë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?