Emigrantët, ministri francez: Italia e detyruar të punojë brenda kuadrit europian

Ministri i Brendshëm francez, Gérard Collomb u shpreh sot se Italia është e detyruar të punojë në kuadër të bashkëpunimit europian për çështjet e imigracionit, ndërsa qeveria e re italiane kërkon të imponojë parimin e shpërndarjes automatike të migrantëve.

“Aktualisht në të gjithë Europën po vërehet një rritje e populizmit si në Itali, Slloveni apo në disa shtete, të cilat ndoshta nuk janë ballafaquar në kohë me problemin e imigracionit dhe bien në politika që ne na duken të ekzagjeruara”, deklaroi Collomb në Asamblenë Kombëtare.

Në fushën e imigracionit ne mbështetemi në bashkëpunimin europian, ndërkombëtar, dhe në këtë kuadër po punojmë me vendet e origjinës, për uljen e numrit të emigrantëve të cilët hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme në kufijtë e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nesër, Italia do të jetë e detyruar të punojë në këtë sistem”, vlerësoi ministri, duke sjellë në kujtesë planin e paraqitur nga Komisioni Europian për rritjen e numrit të efektivëve të “Frontex”, agjencia europiane e kufijve, deri në 10 000 persona në vitet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?