FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emiri i Katarit në Belgjikë: Konsolidim i marrëdhënieve dhe nënshkrim i marrëveshjeve të bashkëpunimit

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani vizitoi dje të martën Belgjikën, ku u takua dhe zhvilloi bisedime me Kryeministrin Charles Michel në Bruksel.

Sipas Agjencisë së lajmeve të Katarit, kryeministri belg “shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë” e cila do të forcojë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve. Nga ana e tij, Emiri i Katarit shprehu falënderimet e tij për pritjen duke theksuar se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme”.

Gjatë takimit, u diskutuan rrugët për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos në fushën e energjisë, ekonomisë, investimeve, kulturës, sportit dhe shëndetësisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palët gjithashtu shkëmbyen mendime për zhvillimet në situatën rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht sfidat aktuale në Lindjen e Mesme dhe Europë, e konkretisht fenomenin e terrorizmit dhe format për të luftuar dhe çrrënjosur burimet e financimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia zyrtare e pritjes u mbajt në rezidencën e Kryeministrit belg në selinë e këtij të fundit në “Palais d’Egmont” me rastin e kësaj vizite zyrtare.

Më pas, Emiri i Katarit dhe Kryeministri belg prezantuan nënshkrimin e dy marrëveshjeve bashkëpunimi midis dy vendeve, e para në fushën e shërbimeve ajrore për lehtësimin e funksionimit të fluturimeve komerciale mes dy vendeve, përfshirë sigurinë e aviacionit dhe dhënien e të drejtave të operatorëve nga të dy vendet, dhe e dyta në fushën arsimit për bashkëpunim mes Universitetit të Katarit dhe Universitetit “Hasselt” në Mbretërinë e Belgjikës. Marrëveshja synon të nxisë bashkëpunimin akademik dhe kërkimor midis dy universiteteve, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe vizita mes studiuesve, studentëve dhe anëtarëve të fakulteteve.

Emiri i Katarit u shoqërua nga një delegacion zyrtar dhe një delegacion biznesmenësh, të cilët pas Belgjikës do të vizitojnë Bullgarinë për të zgjeruar horizontet e biznesit të Katarit dhe krijimin e rrugëve të reja tregtare pas bllokadës së imponuar ndaj tij nga disa vende të Gjirit, veprim ky I vlerësuar së fundmi edhe nga FMN-ja për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?