FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emmanuel Macron mban fjalim në Kongresin amerikan, kritikon nacionalizmin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e shfrytëzoi fjalimin e tij në Kongresin amerikan për të denoncuar nacionalizmin dhe izolimin.

Macron tha se politikat e tilla janë kërcënim për përparimin global. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është akuzuar për nxitje të nacionalizmit dhe promovim të izolimit me politikën e tij “Amerika e para”.

Por, Macron tha se SHBA-ja ka zbuluar multilateralizmin dhe se tani duhet ta rizbulojë atë për të krijuar një rend të ri botëror të shekullit 21.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i lavdëroi “lidhjet e pathyeshme” të SHBA-së dhe Francës, të mishëruara në “liri, tolerancë dhe të drejta të barabarta”, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Macron ka zhvilluar një marrëdhënie të fuqishme me Trumpin dhe është në Uashington si lideri i parë i huaj që i është ofruar vizitë shtetërore nga Shtëpia e Bardhë e presidentit Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?