“Ëndrra amerikane” – Kryeministrja finlandeze, Marin: Arrihet më mirë në vendet Nordike!

Finlandezja Sanna Marin, kryeministrja më e re në botë, tha se vendet nordike mund të portretizojnë më mirë “Ëndrrën Amerikane” se sa Shtetet e Bashkuara. “Mendoj se ëndrra amerikane mund të arrihet më mirë në vendet nordike, ku çdo fëmijë,  pa marrë në konsideratë historikun e familjeve të tyre, mund të bëhet çfarë të dëshirojë”, tha ajo në një intervistë me Washington Post.

Ëndrra amerikane i referohet idesë që çdokush mund të arrijë prosperitet dhe sukses, ide që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara. Marin tha se historia e suksesit e modelit nordik vjen prej cilësisë së edukimit, kujdesit shëndetësor dhe sistemeve të mirëqenies sociale në këto vende.

Ajo shtoi se kjo është një nga arsyet se pse Finlanda është renditur si një nga vendet më të lumtura në botë. Finlanda zuri vendin e parë në Raportin e Lumturisë Botërore për të dytin vit radhazi në 2019-n, ndjekur nga Danimarka, Norvegjia, Islanda dhe Suedia. Megjithatë, Marin pranoi se situatat dhe atmosferat politike në çdo vend janë të ndryshme.

SCAN

SHKARKO APP