Epidemia e koronavirusit vazhdon të marrë jetë në Kinë. Numri i të vdekurve është rritur në 1775
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit në botë është rritur në 1775, me më shumë se 71 335 raste të konfirmuara të infeksionit.
Në provincën Hubei mbi 40 mijë njerëz janë të shtruar në spitale, ndër të cilët 1773 janë në gjendje kritike dhe mbi 8 mijë në gjendje serioze.
Rastet e reja të regjistruara të infektuar janë 1933 kurse numri i të vdekurve 100, me një ulje në krahasim me 24 orët e mëparshme gjatë së cilës 139 pacientë humbën jetën nga virusi.
Dhe ndërsa 60 milion njerëz janë të bllokuar në shtëpitë e tyre në provincën e shpërthimit të infeksionit, në Hubei, polemika te shumta kanë shpërthyer kundër autoriteteve më të larta kineze dhe vetë Presidentit Xi Jinping i cili duket se ka qenë i informuar për epideminë e ‘Covid-19’ që me 7 janar, para se kriza të adresohej publikisht.
Ndërkohë duket se situata në spitalet e qytetit të Wuhan është përmirësuar. Sipas drejtorit të njërit prej dy spitaleve të ndërtuar sëfundmi, numri i pacientëve në gjendje të rëndë ka rënë, shumë raste të dyshuara janë konfirmuar të infektuar pas mënyrës së re të diagnostikimit dhe se duket që epidemia ka arritur në pikën e fryrjes dhe se ditët e ardhshme mendohet që ajo do ngadalësohet.
Masa të rënda që synojnë kontrollin e përhapjes së epidemisë u prezantuan dje në Hubei. Autoritetet iu kërkuan banorëve të qëndrojnë ende në shtëpitë e tyre dhe se do të ketë kontroll të vazhdueshëm të lëvizjeve të tyre. Gjithashtu do të vazhdojë bllokimi i lëvizjes së makinave dhe do krijohet një sistem i detyrueshëm regjistrimi për të gjithë ata që blejnë ilaçe kundër ftohjes.