Epokë e re për britanikët, ja çfarë ndryshon nga sot
Nga sot (1 janar 2021) britanikët duhet të kontrollojnë pashaportat të cilat do të duhet të jenë të vlefshme, jo më pak se gjashtë muaj, të jenë lëshuara jo më shumë se përpara dhjetë vjetësh, pasi përndryshe nuk do mund të udhëtojnë dot në vendet e BE-së.
Nëse britanikët do duhet të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në një vend të BE-së, do duhet të aplikojnë për vizë dhe leje të vecantë qëndrimi. Për këdo që planifikon të udhëtojë në vendet e BE-së, do duhet të kenë siguracion të vecantë udhëtimi dhe shëndetësië.
Për të udhëtauar përmes vendeve të BE-së me makinë do u duhet një ”green card” që tregon se janë të siguruar të udhëtojnë nga 1 janari dhe ato duhen blerë gjashtë jave para udhëtimit. 27 vendet e BE kanë rënë dakord të njohin patentat britanike pa qene nevoja për leje ndërkombëtare udhëtimi.
Nga mesnata e kaluar, garancia për shërbimin roaming pa pagese përfundon, ndërkohë abonentët me kontratë të disa kompanive telefonie si EE, Vodafone, Three, O2, nuk do paguajnë kur të përdorin celularët në vendet e BE. Nga 1 janari, sistemi me pikë për emigracionin hyn në fuqi. Shtetasit e BE-së do të duhet të aplikojnë për vizë nëse duan të jetojnë, punojnë ose studiojnë në Britani, me përjashtim të shtetasve nga Republika e Irlandës.