Erdogan ashpërson tonet: Greqia po bie ndesh me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë

Këshilli i Lartë i Sigurisë së Turqisë zhvilloi dje një mbledhje të gjatë, nën drejtimin e presidentit Erdogan, fill pas samitit të Varnas BE-Turqi. Në deklaratën me mesazhe te rrepta e te drejtpërdrejta, theksohet se “Po ndiqet me sensibilitet qëndrimi i Greqisë dhe lëvizjet e fundit që bien ndesh me marrëdhëniet e fqinjësisë së mire”.

Situata ne Qipro, Mesdheun Lindor dhe Egje ishte ne epiqendrën e Këshillit te Larte te Sigurisë, ku u bë e ditur se Turqia nuk do te tërhiqet nga pretendimet ne Siri dhe Mesdhe e as nga te drejtat, që siç pretendon, ka ne Qipro dhe Egje.

Mediat greke shkruajnë se rezultatet e Këshillit te Larte te Sigurisë se Turqisë paralajmërojnë për rritje te mëtejshme te tensionit, sidomos pas deklaratave te Erdogan për çështjen e dy oficereve greke te arrestuar ne Turqi dhe 8 oficereve turq të strehuar në Greqi. Presidenti turk ka shprehur pakënaqësinë për mbështetjen europiane rreth çështjes së dy oficereve greke, pa përmendur aspak çështjen e 8 oficereve turq qe kërkojnë azil politik ne Greqi. Përsa i përket ndërhyrjes ushtarake ne Siri, Turqia nuk ndalet, operacioni vazhdon në Manbij, periferi në lindje të Afrin, si dhe në Irakun Verior.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?