FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan “do të mbajë” tubim zgjedhor në Sarajevë; Bosnja s’e konfirmon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të mbajë tubim me votuesit turq në Sarajevë.

Megjithatë, në Ambasadën e Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë iu tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se nuk kanë ende konfirmim zyrtar për vizitën e Erdoganit.

Një informacion të tillë nuk e ka as ambasada e Bosnjës në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një mjedis, ku disa vende janë duke shqyrtuar nëse do të na mundësojnë të bëjmë fushatë, më me ëndje shoqërohemi me qytetarët tanë në Bosnje dhe Hercegovinë. Do të vimë në Bosnje së bashku me qytetarët tanë nga vendet evropiane”, tha Erdogan, transmeton gazeta turke Hurriyet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa vende evropiane ua kanë ndaluar politikanëve turq të organizojnë mitingje dhe fushata në territorin e tyre.

Sipas gazetës Hurriyet, tubimi i Erdoganit në Sarajevë mund të mbahet më 20 maj.

Në Turqi, më 24 qershor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

/REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?