FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan e thotë prerë: Anëtarësimi i plotë në BE, synimi strategjik i Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se synimi strategjik i Turqisë vazhdon të jetë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE) dhe se nuk do të lejojnë që qarqe të caktuara të pengojnë që Turqia të jetë vend i respektuar, i barabartë dhe anëtar i plotë në Union.

“Anëtarësimi i plotë në BE vazhdon të jetë synimi ynë strategjik. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qarqet të cilave ua dimë qëllimin, përpjekjet dhe brendësinë të pengojnë që Turqia të ketë vend të merituar në BE si anëtar i respektuar, i barabartë i plotë në BE”, tha Erdoğan para udhëtimit për në Bullgari për të marrë pjesë në Samitin e BE-së.

Gjithashtu  Turqia ka njoftuar sot se qyteti verior në Siri, Tal Rifaat do të jetë caku i ri i ushtrisë turke pasi ka pushtuar rajonin Afrin që kontrollohej nga milicia e kurdëve të Sirisë, transmeton AFP.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me dëshirën e Zotit ne do të sigurohemi që ky operacion të arrijë qëllimin e vet pasi të marrim kontrollin e Tal Rifaatit për një kohë të shkurtër”, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në Trabzon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 20 janar, Ankaraja ka nisur një ofensivë në tokë dhe ajër në rajonin Afrin të Sirisë për të larguar anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) nga kjo zonë.

Tuqia e konsideron YPG-në organizatë terroriste, ndonëse e njëjta shihet si lojtare kyçe nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?