Erdogan: Femrat, janë krijuar ndryshe nga meshkujt
Kështu është shprehurPresidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, gjatë një samiti mbi të drejtat e grave në Stamboll, ku merrte pjesë edhe vajza e tij, Smeje.
Më pas, ai shtoi se feministët duhet të vlerësojnë statusin e veçantë që gëzojnë femrat në fenë islame.
“Disa njerëz e kuptojnë këtë, ndërsa të tjerë jo. Feministëve nuk mund t’ua shpjegosh këtë, sepse ata nuk e pranojnë konceptin e të qenit nënë. Dikur i puthja këmbët nënës sime sepse vinin era parajsë. Ndonjëherë ajo edhe qante kur më shihte të bëja këtë veprim”, tha ai.
Erdogan është shprehur më parë se femrat në Turqi duhet të bëjnë nga tre fëmijë dhe madje ka propozuar kufizime mbi të drejtën për abort dhe pilulat kontraceptive.