Erdogan hap ”arkën e shtetit” shpërblen besnikët
Grushti i shtetit në Turqi mund të ketë qetë pozitiv për një palë por për popullin nuk ishte ashtu pasi ai grusht u mbyll me një bilanc tragjik. 239 persona humbën jetën fatalisht, ndërsa 2.200 të tjerë u plagosën gjatë përpjekjes për grusht shteti.
Presidenti Rexhep Tayip Erdogan ka vendosur të hap ”arkën e shtetit” dhe të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të 15 korrikut. Sipas portaleve në turqi, të cilat pohojnë se familjarët e viktimave do të marrin një pagesë mujore prej 3 mijë e 200 lirash, ose ndryshe 1 mijë dollarë. Po ashtu, të paktën dy prej familjarëve të një të vrari do t’u sigurohet një vend pune. Nga fondi i veçantë, në total çdo familje do të marrë afërsisht 79 mijë dollarë.
Hetimet vijojnë për mbi 15 mijë persona, ku 8 mijë janë arrestuar, ndërsa 60 mijë të punësuar nga sektorë të ndryshëm të fushave profesionale janë pezulluar nga detyra. Të gjithë këta persona, Erdogan i ka cilësuar si të infiltruarit e armikut të tij, Fetullah Gylen, mbi të cilin tashmë rëndon edhe një urdhër-arresti.
Sakaq, bëhet me dije se avokatët e klerikut janë shprehur se jeta e Gylen është në rrezik, ndaj e kanë këshilluar që të mos shpërngulet nga Pensilvania.
KOHA JONË SONDAZH

