Erdogan i propozon  shkëmbime Merkelit

Sipas revistës gjermane Der Spiegel, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i ka ofroruar Kancelares gjermane, Angela Merkel shkëmbim të shtetasve gjermanë që mbahen në paraburgim në Turqi, me njerëzit që Ankaraja kërkon nga Gjermania.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në negociatat sekrete për shtetasit gjermanë të ndodhur në paraburgim në Turqi, pretendohet se i ka propozuar qeverisë gjermane shkëmbim për të burgosurve.

Sipas informatave të revistës gjermane, Der Spiegel, në këmbim për lirimin korrespondentit të gazetës Die Welt, Deniz Yucel, dhe shetetasve të tjerë gjermanë të burgosur, Erdogani ka kërkuar depërtimin në turqi të oficerëve turq të ndodhur në Gjermani, si të dyshuar në përpjekjen e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky propozim i Erdoganit është kundërshtuar një javë pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 24 shtator në Gjermani, gjatë vizitës së ish-kancelarit Gerhard Schröder në Stamboll, në emër të Kancelares Angela Merkel, duke thënë se ky propozim është i papranueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja e zyrtarëve turq që u strehuan në Gjermani është një nga çështjet që rrisin tensionet mes dy vendeve. Pas përpjekjes së grushtit të shtetit, qeveria turke po kërkon kthimin e gjeneralëve turq që kanë ikur në Gjermani duke aplikuar për azil. Sipas ligjit gjerman, asnjë shkëmbim i tillë nuk është i mundur.

Lirimi i Peter Steudtner

Gjatë negociatave sekrete u diskutua edhe për lirimin e Peter Steudtner, i cili po gjykohet në Buyukada (Byjykada) tek mbahet në paraburgim.

Qeveria gjermane tregoi se përmbajtja e bisedimeve nuk lejoi të bëjë të ditur lajmin, deputeti i Partisë së Majtë, Left Party Stefan Liebich si përgjigje tha se “për shkak të interesave të shtetit” nuk mund të jepet informacion në lidhje me negociatat.

© Deutsche Welle turke

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?