Erdogan: Italia të merret me mafien, jo me tim bir

Në një intervistë për “Rai News”, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se çështja penale e hapur për djalin e tij nga autoritetet italiane mund të rrezikojë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë.

Kreu i shtetit turk i referohet një dosjeje të hapur nga prokuroria e Bolonjës për djalin e tij 35-vjeçar të quajtur Bilal, i cili akuzohet për pastrim parash. Rasti ka të bëjë me skandalin e vitit 2013, i cili tronditi të gjithë ambientin politik turk.

“Përse nuk merren me mafien italiane, por merren me tim bir?”, u shpreh Erdogan gjatë intervistës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Presidenti turk u prononcua edhe në lidhje me tentativën për grusht shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u shpreh se vendet perëndimore duhet të marrin një pozicion të caktuar në këtë mes, pasi sipas tij, deri më tani, këto shtete kanë qëndruar në anën e puçistëve. Erdogan u pyet edhe në lidhje me komentet e bëra nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e Jashtme, Federica Mogherini.

Shefja e diplomacisë së bllokut ka shprehur shqetësim për një sërë çështjes përfshirë kritikat e ashpra në lidhje me mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje. Erdgoan u kundërpërgjigj me një kritikë duke thënë se Mogherini duhet të vijë në Turqi dhe të shohë më parë se si është gjendja përpara se të komentojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?