Erdogan: Lindshmëria në Turqi ka rënë, do të merren masa kundër komunitetit LGBTQ+

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi ashpër komunitetin LGBTQ+, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e madh të rënies së lindshmërisë në Turqi. Duke e lidhur drejtpërdrejt uljen e numrit të lindjeve me ndikimet e huaja, Erdogan deklaroi: Do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër perversiteteve dhe rrjeteve të tilla si LGBTQ+. Nuk do të lejojmë as më të voglin kompromis, as lëshim apo dobësim.

Në fjalimin e tij, presidenti turk theksoi me shqetësim: Gratë tona lindin shumë pak fëmijë, po përjetojmë një katastrofë të vërtetë. Ai shtoi se ritmi i rritjes së popullsisë turke po bie ndjeshëm dhe se shkalla e fertilitetit ka zbritur nën nivelin e vetë-riprodhimit të popullsisë.

Shkalla totale e fertilitetit vitin e kaluar ishte vetëm 1,48 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2,10 që nevojitet për të mbajtur popullsinë stabile. “Kambanat e alarmit po bien fort për të ardhmen tonë. Kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj”, përfundoi Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?