FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan me tone të ashpra: Do ta paguajnë shtrenjtë ata që kanë provokuar kufijtë e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj.

Gjatë fjalimit të tij në qytetin Çorum të Turqisë tha se në 9 ditët e operacionit “Dega e Ullirit” deri më tani janë neutralizuar 484 terroristë. Erdoğan tha se ushtria turke po përparon në arritjen e qëllimit duke i mposhtur malet.

Duke vënë në dukje se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj, Erdoğan tha se lufta në Afrin do të vazhdojë edhe në Munbixh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe atje ka njerëz të shtypur dhe viktima. Ka të shtypur dhe viktima të cilët janë detyruar të ikin nga Halepi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë tani po luten duke thënë se ‘Kur do të vijë Mehmetçiku’. Ata në Azez po thonë ‘Erdhi Mehmetçiku’. Azezi tani është në qetësi, ashtu si Jarabulusi, Rai, El Babi. Shpresojmë se tani do të vazhdojë ndërtimi dhe gjallërimi i atyre vendeve. Edhe ato do t’i kryejmë”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan vuri në dukje se nuk njohin shtet tjetër përveç Republikës së Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?