FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan në Paris: Nuk do t’i lutemi BE për anëtarësim e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, komentoi procesin e anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian duke thënë se Turqia nuk ka ndërmend ta lusë atë se “a do të na pranoni më në fund”.

“Ashtu siç na shqetëson neve kjo punë (procesi i anëtarësimit në BE), i shqetëson edhe qytetarët tanë. Kjo mund të na çojë në një vendim të caktuar, por nuk kemi ndërmend të themi vazhdimisht ‘a do të na pranoni më në fund’”,- porositi Erdogan.

Turqia aplikoi për anëtarësim në Bashkësinë Ekonomike Evropiane, një pararendëse e BE-së, në vitin 1987. Ajo u bë e përshtatshme për anëtarësimin në BE në vitin 1997, dhe bisedimet për pranim filluan në vitin 2005. Për të fituar anëtarësimin, Turqia duhet të përfundojë me sukses negociatat me BE në 35 kapituj politikë, që përfshijnë reforma dhe miratimin e standardeve evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?