Erdogan: Ose pranoni luftën, ose refugjatët
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mbrojti vendimin e tij për të hyrë me ushtri në veri të Sirisë pas tërheqjes së trupave amerikane. Ai tha se ka vepruar në mënyrë që në Turqi të mos vazhdojnë të futen emigrantë të tjerë. Për këtë arsye, Erdogan u bën thirrje udhëheqësve botërorë ta mbështesin me luftën, ose ta ndihmojnë me pranimin e refugjatëve. Turqia nisi të bombardojë qytetin e Ras Al-Ainit të martën, gjë që solli dhe një kundërsulm nga kurdërt gjatë natës. Trupat turke dhe rebelët sirianë u mblodhën në periferi të Manbixhit, gati për të sulmuar.