“Erdogan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”, Çavuşoğlu i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë kryeministrit austriak

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar sot lidhur me pretendimin e kryeministrit austriak Sebastian Kurz se “Erdogan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”.

Sipas tij, BE-ja është më e kërcënuar nga ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson.

“Kërcënimi i vërtetë ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson. Kjo politikë e shëmtuar që formohet mbi ksenofobinë, racizmin dhe islamofobinë është mentaliteti i sëmurë i epokës tonë”, ka thënë nga llogaria e tij në Tëitter, Çavuşoğlu i cili ka cituar lajmin e Euronews.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas lajmit të Euronews, Kurz ka folur për gazetën gjermane Handelsblatt ku pasi ka mbrojtur idenë e tij për mbrojtjen e kufijve të BE-së dhe se nevojitet solidarizim i plotë me Greqinë ai ka akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan se “përdor refugjatët si armë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?