Erdogan refuzon një miliard euro nga BE
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se kishte refuzuar një miliard euro ndihmë shtesë nga BE për të ndaluar flukset migratore.
Erdogan gjatë konferencës akuzoi Greqinë për vrasjen e dy migrantëve dhe plagosjen rëndë të një tjertri në kufirin e saj, por pa i detajuar pretendimet e tij.
Presidenti turk tha se shteti i tij nuk do ta mbante më i vetëm barrën e përkujdesjes për migrantët.
Ankaraja është ankuar vazhdimisht se Europa ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj të marrëveshjes BE-Turqi për refugjatët, në vitin 2016, me të cilën duhej të ndihmoheshin migrantët dhe të frenohej fluksi i mëtejshëm i tyre.