Erdogan shkon në Rusi, takon Putinin

Mediat Turke raportojnë së Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në datën 9 gusht do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Rusi në të cilën do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Zëvëndës-kryeministri i Turqisë, Mehmet Shimshek me anë të një komunikatë për media njoftoi se takimi pritet të zhvillohet në qytetin e Shën-Petërburgut. Sipas tij, në këtë takim do të bisedohet për rivendosjen e marrdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve pas incidentit ushtarak, raporton Express

Vlen të theksojmë se kjo është vizita e parë që pas incidentit të datës 24 nëntor të vitit 2015 ku u rrëzua një avion luftarak rus në territorin e shtetit turk. Pas incidentit pati deklarata të ashpëra ndërmjet qeverive duke sjellë dhe anullimin e shumë marrëveshjeve tregëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto marrëdhënie filluan të normalizoheshin pas zarfit që i dërgoi Erdogani Presidentit Rus, Vladimir Putinit në datën 27 qershor të këtij viti. Sipas Putinit, Erdogani i kërkoi falje Rusisë për incidentin e ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?