Escobar nuk u vra nga Policia Alba Marina: Vëllai im vrau veten

 
Alba Marina Escobar, që sipas saj ka qenë dhe motra e preferuar e Escobar, deklaroi për emisionin investigativ “Los Informantes” se trafikanti më i rrezikshëm në botë ka vrarë veten pak para se të rrethohej nga forcat qeveritare. Gjithashtu sipasj saj, atë ditë, Policia nuk ka qëlluar as e dhe një herë mbi trupin e Pablo Escobar.
 
E motra e trafikantit tregoi gjatë emisionit se mjeku ligjor që kreu autopsinë në trupin e Pablo Escobar ishte një mik i ngusht i këtij të fundit. Gjithashtu, sipas Alba Marinës, mjeku i kishte rrëfyer se Escobar kishte vrarë veten, dhe se qeveria e kishte detyruar të tregonte të kundërtën.
 
Pablo Escobar vdiq më 2 dhjetor 1993, në një nga lagjet periferike të Bogotas, ndërsa ishte rrethuar nga policia kolumbiane që po e gjurmonte nga pothuajse një vit e gjysmë. Sipas versionit zyrtar, Escobar u vra nga policia, në maj të një çatije, ndërsa po përpiqej të arratisej nga shtëpia ku ishte fshehur. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=249334#sthash.Ux6Kqc7v.dpuf

SHKARKO APP