”Është e dashura ime”, babai nisi të abuzonte me vajzën në moshën 4 vjeçare! Vëllai i vogël gjeti…

Një 40-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare. Arrestimi nga policia e Greqisë, aty ku ka ndodhur ngjarja, është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare.

Vogëlushja i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimi në polici. Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit. Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, ata të shokuar kanë gjetur një sërë fotosh dhe video me material pornografik me vetë fëmijën e tij.

Familja në fjalë jetonte vitet e kaluara në një zonë të Atikës Perëndimore dhe ishte shpërngulur në dy vitet e fundit në një fshat afër Spartës. Çështja filloi të zbardhej kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ dhe e pyeti se çfarë ishte.

Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që i ka ndodhur nënës së tij para motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjua historinë ka shpërthyer në dënesa dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj.

SHKARKO APP