FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Është pushtuar nga djalli”, nëna i ngul vajzës kryqin në gojë

Një nënë është dënuar për vrasjen e vajzës së saj 33-vjeçare, duke e ngulur një kryq në gojë, sepse mendonte se ishte e pushtuar nga djalli. Juanita Gomez u shpall fajtore për vrasjen e shkallës së parë të enjten për vdekjen e tmerrshme të vajzës së saj Geneva në vitin 2016. Anëtarët e jurisë kërkuan dënim të përjetshëm pa kusht për 51 vjeçaren. Policia u thirr në shtëpinë e Gomez në Oklahoma City në gusht të vitit 2016, kur i dashuri i viktimës gjeti trupin e dhunuar e gjakosur që shtrihej në krevat. Geneva u gjet me krahët e hapur sikur të ishte kryqëzuar dhe një kryq i madh i ishte ngulur në gojë. Dokumentet e gjykatës tregojnë se Gomez i tha policisë se vajza e saj kishte folur në gjuhë e djallit natën para vdekjes, sytë iu kthyen mbrapa kokës dhe se e kishte kërcënuar ta vriste. Ndaj Juanita ishte përpjekur që t’i bënte ekzorcizëm në mënyrë që nxirrte Satanin nga trupi i saj. Më pas ajo i vendosi nguli një kryq në gojë derisa filloi t’i dilte gjak dhe e vëzhgoi derisa vdiq. Skena e krimit brenda shtëpisë u krahasua me një ‘film horror’. Gjatë gjyqit, jurisë iu paraqit një fotografi e skenës së krimit të viktimës që shtrihej në dysheme me kryq në gjoksin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?