Është SWIFT paqja për Ukraninë, dhe si dëmtohet Rusia nëse përjashtohet?

Perëndimi po bie dakord që Rusia të përjashtohet dhe nga SWIFT, si një forcë presioni e fortë për të ndaluar luftën që po shkatërron Ukrainën. Por çfarë është SWIFT?

SWIFT (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar Botëror) është një platformë komunikimi e sigurt e përdorur nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare për të dërguar dhe pranuan informacione, si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

Ajo u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Pa asnjë alternativë të pranuar globalisht, është një hidraulik thelbësor për financat globale.

Koorporata SWIFT është në pronësi të bankave anëtare dhe ka një bord prej 25 anëtarësh. Selia e saj është në Belgjikë. Ajo mbikëqyret nga grup bankash qendrore, i njohur si G10.

Çfarë nënkupton heqja e Rusisë nga SWIFT?

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj, veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë. Rusia do të përballej me vështirësi të mëdha ekonomike, veçanërisht me pagesat jashtë vendit, derisa të përshtatej me platformat e reja.

SHKARKO APP