ESM ul shqetësimet – “Ngadalësimi ciklik i Eurozonës nuk do sjellë recesion”

Kreu i fondit të shpëtimit të Eurozonës tha se ngadalësimi ekonomik do të jetë më i madh se sa pritej, por kjo nuk nënkupton një recesion.  “Jemi në një fazë të ngadalësimit, jo recesionit”, tha Klaus Regling.   Produkti i Brendshëm Bruto i Eurozonës u rrit me 0.2% në tremujorin e dytë dhe të tretin, pas një rritjeje me 0.4% në tre muajt e parë të vitit, sipas Eurostat.

Të dhënat reflektojnë perspektivën e zymtë që përballet zona euro, prej rreziqeve si Brexit dhe lufta tregtare. Regling, që drejton Mekanizmin Europian të Stabilitetit,  organizatë që ofron ndihmë ndaj ekonomive në vështirësi, tha se Eurozona ka themele të forta ekonomikë.   “Jo çdo ngadalësim ciklik sjell recesion dhe jo çdo recesion nënkupton një tjetër krizë”, tha ai.

Sipas Regling, ky ngadalësim lidhet kryesisht me faktorë të jashtëm, ndërkohë që aktiviteti brenda është i fortë.  Eurozona është më e përgatitur për t’i bërë ballë një krize të ardhshme krahasuar me një dekadë më parë.   Regling tha se ndër elementët që i mungojnë arkitekturës së zonës euro janë; një skemë e përbashkët e sigurimit të depozitave, një kapacitet fiskal për stabilizim makroekonomik dhe nevoja e krijimit të një “aktivi të sigurt” europian.

SHKARKO APP