ETA zyrtarizon shpërbërjen, fund konfliktit 50-vjeçar

Grupi separatist bask, ETA ka njoftuar zyrtarisht se po shpërbëhet, thuajse 50 vjet pasi pretendoi viktimën e saj të parë. Për Spanjën ky është fundi i një epoke.

Në një letër për krerët e organizatës baske, botuar nga faqja e internetit ‘El Diario’ dhe që mban datën 16 prill, grupi militant shkruan për “një mundësi të re, që përfundimisht do t’i japë fund ciklit të konfliktit” dhe pranon “vuajtjet e shkaktuara si rezultat i luftës së saj”.

Shpërbërja zyrtare pritet të bëhet në një ceremoni, që do të mbahet më vonë këtë javë, në qytetin e Cambo-les-Bains, në Francën jug-perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ditët e ETA-s mund të mbarojnë, gati gjysma e vrasjeve që i atribuohen organizatës ende nuk janë hetuar plotësisht. Ka shumë baskë, nga të dy anët, të cilët besojnë se ka ende çështje për t’u zgjidhur, përpara se të vendoset paqja e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

ETA, e konsideruar një organizatë terroriste nga Bashkimi Europian, vrau më shumë se 800 njerëz në mes 1968 dhe 2010, një vit para se të shpallte një armëpushim të përhershëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?