Euro Working Group kërkon finalizimin e marrëveshjes me trojkën deri më 14 dhjetor

“Në takimin e EWG u evidentua konvergimi i mëtejshëm i ditëve të fundit në bisedimet me trojkën dhe u artikulua rekomandimi i fuqishëm i EWG që të ketë marrëveshje për vlerësimin në nivel ekipesh teknike deri më 14 dhjetor. Objektivi është që të realizohen procedurat parlamentare në vendet anëtare për t’i ofruar Greqisë linjën preventive të kreditimit. Nisur nga afatet tepër të shtrënguara kohore, ndoshta kërkohet një zgjatje teknike afatshkurtër e programit”.

Këto çështje do të shqyrtohen në takimin e Eurogrupit, më 8 dhjetor, shtuan të njëjtat burime.

SHKARKO APP