Eurodeputetja që u korruptua nga Katari, ”Charlie Hebdo” e ironizon rëndë

Revista ”Charlie Hebdo” në karikaturë ka vendosur një sheik i cili në prehër mban dy gra të ndryshme, për të cilat janë specifikuar se kush janë. Në njërën anë revista shkruan “me prostitutë…” dhe në anën tjetër që qëndron gruaja e veshur me kostum poshtë shkruhet “…me deputete”.

Revista franceze ka ironizuar rëndë korrupsionin e eurodeputetes Eva Kaili nga Katari, ndër të cilën bëhen krahasime midis palëve. Në krye të gjithë karikaturës është shkruajtur: I lumtur si Katari në Europë.

Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian me financime nga Katari dhe përfshirja e nënpresidentes Eva Kaili, së cilës iu pezulluan kompetencat, kanë shkaktuar një “stuhi” reagimesh në Bruksel, Romë dhe Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?