Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili trondit Brukselin
16 kërkime për dyshime për pagesa “të konsiderueshme” parash nga Katari për të ndikuar në vendimet e eurodeputetëve, ka tronditur Brukselin.
Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, është një nga të arrestuarit. Ajo u pezullua nga partia e saj dhe u sanksionua, duke u tërhequr përkohësisht nga detyrat e saj, si përfaqësuese e kreut të parlamentit në Lindjen e Mesme.
Një zëdhënës i Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian, njoftoi të shtunën në mbrëmje se: “Në vazhdën e hetimeve gjyqësore të kryera nga autoritetet belge, presidentja Metsola ka vendosur të pezullojë me efekt të menjëhershëm nga të gjitha kompetencat dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit në cilësinë e nënkryetares së Parlamentit Europian”.
Shtetit të Gjirit i është dashur të luftojë kundër pretendimeve rreth abuzimeve të dyshuara të të drejtave të njeriut të punëtorëve migrantë dhe komunitetit LGBT+.