Eurogrupi: Varufakis, ky amator kumarxhi!
"Progreset nuk janë të mjaftueshme, negociatat duhet të vazhdojnë”.
Një gjë të tillë e ka thënë zv.presidenti i Komisionit Valdis Dombrovskis duke folur për përballjen Athinë-Europë.
Sipas të cilit "opsioni më i mirë është të përfundohet programi, është e rëndësishme që Greqia të shpejtojë dhe të nisë t’i zbatojë reformat”.
Ndërkohë eurogrupi ka qenë shumë i ashpër me ministrin grek të financave: "Është amator”, e kanë cilasuar ata. Ndër të tjera, sipas Bloomberg, që citonte burime pranë mbledhjes, Varoufakis është cilësuar nga disa kolegë të tij të Eurogrupit të Rigës si një përtac, një lojtar kumari, një amator për mënyrën se si po i zhvillon bisedimet me kredidhënësit ndërkombëtarë.